Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Prag Krishtlindjesh, Santa nis udhëtimin rreth botës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 10:03 | Lifestyle

Është momenti më i shumëpritur i vitit për fëmijë në mbarë globin. Krishtlindjet janë vetëm disa orë larg dhe Santa Klaus nuk mund të humbasë më shumë kohë.

Ai u nis nga shtëpia e tij në Arktik, në udhëtimin vjetor rreth botës për t’i shpërndarë fëmijëve dhuratat e Krishtlindjeve.

Fëmijë e të rritur u mblodhën pranë rezidencës zyrtare të Babagjyshit në qytezën e Rovaniemi në Finlandë, për të dëgjuar këngë festive dhe fjalë të mençura nga Santa Klausi, ndërsa bëheshin përgatitjet e fundit.

“Santa iu drejtua turmës në gjuhën finlandeze dhe angleze. Përgatitjet kanë përfunduar dhe është koha për të gëzuar njerëzit rreth botës. Shpresoj të kaloni Krishtlindje të paqta e të bukura, me miq e familjarë. Gjithashtu mos harroni të bëheni shok me personat e vetmuar” deklaroi Babagjyshi zyrtar.

https://www.youtube.com/watch?v=P9osoM_ExHw

Më pas nisi etapën e parë të udhëtimit të tij në Polin e veriut, ku do të furnizohet me dhurata. Babagjyshi do të grumbullojë më pas pjesën tjetër të drerëve për të nisur udhëtimin e gjatë , për tu sjellë gëzim fëmijëve rreth botës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani