Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-ministrin Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky vendim nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel. Pas debateve me prokurorët e çështjes në lidhje me afatet që përcakton kodi për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtarë, Saimir Tahiri deklaroi se dy vite gjyq për të janë shumë. Në këtë seancë, Gjykata administroi dëshmitë e 4 të pandehurve të grupit Habilaj si provë e rëndësishme e akuzës.

Shkarkoni aplikacionin e A2