Prej 6 prillit 1896, 125-vjetori i lojërave olimpike moderne

E marta e 6 prillit shënon 125-vjetorin e Olimpiadës moderne, ashtu siç e njohim edhe në ditën e sotme, eventi i parë i të cilës u zhvillua në Athinë, në vitin 1896. Turneu 10-ditor u cilësua zyrtarisht si Lojërat e para Olimpike dhe ishte eventi sportiv ndërkombëtar më i madh i kohës.

Plot 241 atletë pjesëmarrës nga 14 shtete të ndryshme, të cilët konkurronin në 43 disiplina sportive. Thuajse 2/3 e pjesëmarrësve ishin nga Greqia. Amerikani James Connolly ishte kampioni i parë olimpik në Lojërat moderne, pas suksesit në garën e trehapëshit në kërcim së gjati.

Triumfi i organizatorëve u kurorëzua me fitoren e arvanitasit Spiridon Louis në garën e maratonës. Një djalosh i thjeshtë, i përvuajtur në jetë, që nuk ishte aspak favorit në garë apo i preferuar nga tifozët. Olimpiada antike ishte zhvilluar në Olimpian e lashtë nga vitit 776 para erës sonë, deri në vitin 393 të erës sonë.

Eventi u ringjall pas më tepër se 15 shekujve mungesë nga baroni francez, Pierre de Coubertin of France, i cili njihet edhe si themeluesi i Olimpiadës moderne. Në Kongresin Ndërkombëtar të Parisit në vitin 1894 u firmos marrëveshja për ringjalljen e Lojërave Olimpike, ku Greqia do të ishte vendi organizator, si vendlindja e olimpizmit.

Në distancën e 125 vjetëve nga ajo datë historike, do të zhvillohet Olimpiada Tokio 2020, e cila u shty për një vit, për shkak të pandemisë globale. Eventi në Japoni do të zhvillohet nga data 23 korrik deri më 8 gusht.

  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, plagosje me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD-së
  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, Lulzim Basha po i drejtohet zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja
  • LAJMI I FUNDIT | I plagosuri, Bledi Oshtuni