Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Prej vitesh pa investime, lagjja ‘’Skënderbej’’ në Elbasan me gropa e pluhur

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 12:38 | Aktualitet

Është një ndër lagjet më të mëdha të Elbasanit, e konsideruar edhe si një qytet i dytë, por prej vitesh në lagjen Skënderbej nuk ka asnjë investim.

Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar, gropa të cilat i gjen në çdo metër të të gjithë lagjes ia vështirësojnë jetën çdo ditë banorëve të cilët jetojnë këtu.

Ata shprehen se prej me shumë se 15 vitesh këtu nuk është bërë asnjë investim duke e lënë këtë lagje në mëshirë të fatit.

 Akoma më keq janë rrugicat, ku mungon edhe ndriçimi publik. Ndërkohë gropat në rrugë krijojnë probleme edhe për mjetet si dhe për linjën e transportit publik.

"Nuk mund të veshim asnjë palë këpucësh të mira", ankohen banorët

 “Ka 16 vjet që nuk është vënë dorë fare, edhe kur kjo ndodh bëhet me cilësi shumë të dobët, janë rrugë elektorale. Nuk mund të veshim asnjë palë këpucësh të mira”, thonë banorët për A2.  

Gjendja në këtë zonë të qytetit bëhet më problematike gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur edhe reshjet janë më të shumta dhe gropat mbushen me ujë.

Shqetësuese në këtë lagje është edhe pastrimi i mbeturinave, ku edhe pse koshat janë bosh, jashtë tyre ka grumbuj të tërë mbeturinash.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani