Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Prela: Hetimi i veçantë i zgjedhjeve, i pamundur

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 15:19 | Kronikë

Drejtuesja e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, tha se dosja 339 është dosja më e madhe në historinë e Prokurorisë shqiptare. Duke bërë një përmbledhje të historikut të dosjes më të përfolur të momentit, sidomos pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ajo shtoi se hetimi i veçantë i shit-blerjes së votave ka qenë i pamundur.

https://a2news.com/2019/06/05/pergjimet-ne-bild-bashkepunimi-i-kryebashkiakut-dako-me-avdylajt-per-blerje-votash/

“Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre”, tha Prela.

https://a2news.com/2019/06/07/pergjimet-e-publikuara-nga-bild-rama-ajo-gazete-me-te-tilla-gjera-merret/

Ajo gjithashtu shtoi se prokurorët e tanishëm të çështjes, Z.Vladimir Mara dhe Z.Dritan Prençi, nuk janë nën hetim për rrjedhjen e informacionit. Ata kanë dorëzuar dosjet e tjera që kishin në hetim dhe janë përjashtuar nga shortet për marrjen e dosjeve të reja, në mënyrë që të vazhdojnë punën me këtë çështje, shtoi Prela. “Në kuadër të hetimeve, janë administruar gjithsej 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga këto, janë 110 CD për vitin 2017, 479 CD për vitin 2018 dhe 35 CD për vitin 2019. Sqarojmë se referuar Informacionit që më është vënë në dispozicion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të pa transkriptuara në tërësi dhe vijimësi, por  ka pasur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike”.

Deklarata e plotë e drejtueses së Prokurorisë për Krimet e Rënda

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani