Premtimet e Ramës dhe rikthimi i kazinove në qytet

Në vitin 21018, kur njoftonte se do të ndaloheshin me ligj kazinotë brenda qytetit dhe do të mbylleshin të gjithë pikat e basteve, Edi Rama iu referua disa herë një studimi të vitit 2016 të Univeristetit të Tiranës, që thonte se 1 në 4 kumarxhinj tentojnë vetëvrasjen. Paralelisht, ai tha se qeveria kishte porositur një tjetër studim, gjetjet e të cilit rezultuan të ngjashme. Kumari nuk duhej lejuar në vende të aksesueshme nga të gjithë.