Premtimi i Ramës për 24 orë ujë të pijshëm, Sejdarasi: Nëse nuk ka reformë, mund të duhen edhe 30 vite

Fushata ka nisur dhe bashkë me të edhe premtimet që bëjnë partitë politike. Së fundmi, kemi dëgjuar kryeministrin të premtojë 24 orë ujë të pijshëm, nëse fiton një mandat të tretë. Të ndërtojë aeroporte lokale dhe rrugë, nëse shqiptarët do t’i besojnë qeverisjen në 4-vjeçarin e ardhshëm. Por, pse nuk u bënë në 8 vjet dhe cilat janë problematikat e këtyre sektorëve sot? Pse shqiptarët kanë pak ujë, edhe pse jetojnë në një vendet me më shumë burime ujore? Pse paguajmë ne sot kaq shtrenjtë për biletat e fluturimeve ajrore? Pse rrugët mungojnë apo kanë probleme në një pjesë të mirë të territorit? Këtyre pyetjeve u dha përgjigje këtë të mërkurë në A2 Business.