“Premton” shkatërrim historik, uragani Laura mbërrin në SHBA

Uragani Laura mbërriti të enjten në mëngjes në jug-perëndim të Louisiana-s në kategorinë katër, duke sjellë erëra deri në 240 kilometra në orë. Kjo e barazon atë vetëm me një uragan të 160 viteve më parë, më i fuqishmi që ka goditur këtë shtet.
Teksa syri i uraganit i drejtohet qytetit “Lake Charles”, autoritetet janë të shqetësuara për personat e shumtë që qëndruan pas.
“Jam shumë i shqetësuar, jo vetëm në aspektin e mbijetesës ndaj stuhisë, por edhe për atë që do të lejë pas”, thotë Nick Hunter, kryebashkiak i Lake Charles.
Meteorologët vijuan të paralajmërojnë përkeqësimin e stuhisë dhe erërat e forta si dhe rrugën e uraganit Laura.
“Do të dëgjoni fjalën ‘e pa-mbijetueshme’ për të përshkruar stuhinë që po presim”, ishin fjalët alarmuese të guvernatorit të Luizianës, John Bel Edwards.
Guvernatori parashikon shkatërrimin e plotë të disa pjesëve të shtetit. Më shumë se 1.5 milionë banorë janë urdhëruar që të evakuohen në Luiziana dhe Teksas përpara stuhisë, ndërsa ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në gatishmëri për ata që refuzuan.