Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenca e radhës e BE. Finlanda mendon për klimën, por edhe Ballkanin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2019, 15:53 | Bota
Presidenca e radhës e BE. Finlanda mendon për klimën, por edhe

Për gjashtë muajt e ardhshëm, Finlanda mban presidencën e radhës në BE.

Si prioritet të presidencës, finlandezët vendosin klimën, por nuk harrojnë edhe Ballkanin. Kryeministri social-demokrat Antti Rine, i cili qeveris në koalicion me të gjelbërit, kërkon mobilizim më të madh kundër ngrohjes globale. Koha për zgjidhje është tani, ka thënë lideri i ri finalndez, duke i kërkuar BE-së që të flasë me një zë për këtë çështje.

Nëse do të dëgjoheshin finlandezët, Bashkimi Europian duhej të binte në ujdi për të ndaluar emetimet e gazrave karbonike deri në 2050. 24 vende kanë rënë dakord, por mbeten për t’u bindur shtetet e Europës Lindore.

Rinne ka thënë gjithashtu se do të kërkojë që premtimet e bëra për hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të kthehen në data konkrete: “Finlanda ka qenë gjithmonë një mik i zgjerimeve".

Shteti neutral është bërë pjesë e BE-së në vitin 1995, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe riorganizimit të Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë