Presidencialet në SHBA, emigrantët në kufirin greku-turk dhe koronavirusi

Pas muajsh paqartësi, skepticizëm, dyshime, sulme e debate të flakta, gara demokrate për zgjedhjen e kandidatit që do të përpiqet të mundë Trump në presidencialet e vitit 2020, ka më në fund dy emra: Jo Biden dhe Bernie Sanders.

Gjithçka u bë e qartë pas asaj që njihet si super e marta, kur 14 shtetet amerikane votuan për kandidatin e preferuar demokrat. Senatori i Vermontit, Bernie Sander e nisi ditën e madhe në përparësi, por loja ndryshoi papritur, në favor të ish-zëvendëspresidentit amerikan, i cili deri më tani shihej si një kandidat i përgjumur dhe jo vetëm nga Trump. Ai i Biden, mund të quhet rikthimi më i madh, i shpejtë dhe i papritur në historinë moderne te politikes. Asgjë nga historiku elektoral i krahut të djathtë të Obama-s, apo dinamika e fushatës së deritanishme, nuk e kishte sinjalizuar triumfin e “super të martës”. 78-vjeçarit ju deshën 33 vjet për të fituar në një garë të vetme dhe tani është kthyer në një makineri fitoresh, 10 të tilla brenda një jave.