Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Presidenti gjerman në Tiranë: Punoni përtej llogoreve politike për integrimin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 12:25 | Politikë
Presidenti gjerman në Tiranë: Punoni përtej llogoreve politike

Në ditën e tij të parë të vizitës zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dha mesazhin se mbështetja e Berlinit në procesin integrues nuk do të kursehet. Ai i bëri thirrje politikanëve të Tiranës të dalin nga llogoret politike për të vijuar reformat që do të çojnë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.  Ervin Koçi Gjermania do të vijoj të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me këto fjalë Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier inkurajoi institucionet shqiptare që të vijojnë rrugën e reformave duke shtuar se anëtarësimi nuk do të jetë një prije pa fund.

Ju premtoj zoti President se ne do vijojmë t’iu mbështesin në kontekstin e reformave në procesin e anëtarësimit. Unë shpresoj që shumë shpejt Shqipëria do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian edhe në dimensionin formal të tij

Frank – Walter Steinmeier

Këtë qëndrime Presidenti gjerman i përcolli gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar ku tregoi se një nga mënyrat për të përshpejtuar këtë rrugëtim integrues është edhe procesi i Berlinit. “Besoj se qartësisht në Shqipëri por edhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor është perceptuar qartësisht se në shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar rrugën e integrimit europian në mënyrë që këtu të krijojmë dhe bëjmë gati rrugën për një bashkëpunim rajonal”, tha ai.

Nisma e Procesit të Berlinit u rigjallërua në fillim të muajt nëntor ndërsa Shqipëria vijoi gjatë kësaj kohe në iniciativën tjetër Ballkanit të Hapur e cila nuk ka një qasje gjithëpërfshirëse në rajon. Se cilën rrugë duhet të ndjek Shqipëria, Presidenti Begaj zgjodhi ta thoshte mes rreshtave.

Për mendimin tim është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirës nga të gjithë vendet e rajonit dhe do të ketë në fokus vetëm lëvizshmërinë dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirë pranuar.

Bajram Begaj

Pritja shtetërore për Presidentin Gjerman parashikonte edhe një fjalë përshëndetëse të tij në Kuvendin e Shqipërisë, sallë në të cilën politika shqiptare ndeshjet javë pas jave dhe jehona e secilës duket se kishte rënë në veshin e Steinmeierit.

Ju lutem sot, vazhdoni e të punoni më tej në luftën kundër pengesave atje ku ato ndodhen. Punoni më tej në sprapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vijoni reformën në drejtësi të iniciuar tani më dhe punoni para së gjithash përtej llogoreve ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Punoni së bashku! Destinacion i përbashkët për anëtarësim në BE ia vlen në këtë përpjekje dhe sikundër deri tani, ju do të keni mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë.

Frank – Walter Steinmeier

Steinmeir shprehu bindjen se e ardhmja europiane e Shqipërisë është duke u konkretizuar, një proces që sipas tij shton besimin e vendeve të Unionit ndaj shtetit shqiptar.

Presidenti gjerman vlerësoi rolin e Shqipërisë në pozicionimin e saj në krah të vlerave europiane.

Pozicionimi juaj në krah të vlerave tona më emocionoi. Ju mund të jeni model për shumë njerëz kudo në Europë, edhe në vendin tim. Edhe pse anëtarësimi në BE nuk është ende realitet, Shqipëria është provuar prej kohësh si demokraci e pjekur. Vendi juaj është sot një aktor i njohur në skenën ndërkombëtare dhe mbrojtës i rendit botëror, bazuar në rregulla.

Frank – Walter Steinmeier
https://a2news.com/2022/12/01/steinmeier-ne-shqiperi-gjermania-dhe-nato-gezohen-qe-kane-nje-partner-kaq-te-besueshem/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani