Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti i UEFA, nga Rama te Duka, katër orët e Ceferin në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 18:49 | Futboll
Presidenti i UEFA, nga Rama te Duka, katër orët e Ceferin në

Një vizitë me takime kokë më kokë, larg syve kuriozë të mediave dhe pa dhënë asnjë deklaratë zyrtare për temat e diskutimit. Prezenca përreth katër orë e kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin në Tiranë u karakterizua nga vonesa për afro dy orë për shkak të shtyrjes së udhëtimit prej kushteve atmosferike dhe ndryshimit të agjendës.

Edhe pse duhej të prezantohej në kryeqytet pak pas mesditës, drejtuesi i futbollit kontinental mbërriti vetëm disa minuta përpara takimit me kryeministrin Rama, i përcaktuar në orën 15:00. Me saktësinë e huazuar të një zvicerani, Ceferin hyri në godinën e kryeministrisë pak minuta përpara orarit, ku i’u kërkua që të vendoste edhe maskë.

Ajo që ra në sy, ishte se në takimin që zgjati afro 70 minuta, mungonte kreu i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i cili i kishte vendosur makinën e tij në dispozicion presidentit të UEFA-s. Në daljen nga kryeministria, u regjistrua ndryshimi i radhës në agjendë. Edhe pse ishte njoftuar vizita në selinë e FSHF, Ceferin u transferua në ambientet e Arenës Kombëtare, aty ku e priste zoti Duka.

Pas 60 minutave në stadium dhe të shoqëruar nga stafet e ngushta, ata u spostuan në zyrat e federatës, ku pas një takimi të shkurtër me zyrtarët që e prisnin, Ceferin u nis drejt aeroportit duke lënë pas shumë pikëpyetje, të cilat pritet të zgjidhen në orët në vazhdim nga deklaratat zyrtare të UEFA-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë