Presidenti Meta kthen ligjin për pronat e paluajtshme shtetërore: Krijon hapësira për abuzime në bregdet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin e ndryshuar për pronat e paluajtshme shtetërore, i miratuar së fundmi nga deputetët.

Sipas kreu të shtetit ligji është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve dhe rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.