Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Prezantohet “Asdreni”, kartëmonedha 10 mijë lekëshe

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 13:06 | Ekonomi

Prej 30 qershorit, kartëmonedha më e çmuar e lekut do të jetë ajo që mban portretin e poetit rilindës Asdreni. Banka e Shqipërisë ka prezantuar për publikun prerjen e re me vlerë 10 mijë lekë, që vjen në kuadër të serisë së re të kartëmonedhave, paraprirë nga hedhja në qarkullim gjatë 2019 e 200-lekëshit dhe 500-lekëshit të ri.

Sipas guvernatorit Sejko, kartëmonedha 10 mijë lekë, prerja më e lartë e shtypur dhe hedhur në qarkullim ndonjëherë, shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë viteve.

“Shtypja dhe hedhja në qarkullim për herë të parë e kartëmonedhës së re të prerjes më të lartë, me vlerë 10000 Lekë, përfaqëson në vetvete përshtatjen e strukturës së kartëmonedhave me evoluimin e strukturës së çmimeve dhe pagave, shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe treguesve të tjerë që lidhen me trajtimin e parasë.

https://youtu.be/-Kjz6UMH1wI

Kjo kartëmonedhë e prerjes më të lartë shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe, sipas të gjitha analizave, plotëson kërkesat e tregut për ta pasur në strukturën e serisë sonë të kartëmonedhave me kurs ligjor. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë dhe më efikas të parasë së gatshme, duke ndihmuar strukturën e monedhës në qarkullim, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, dhe në këtë mënyrë, duke rritur efikasitetin e Bankës së Shqipërisë në administrimin e parasë fizike dhe emisionit”, tha Sejko.

Seria e re e kartëmonedhave përmban krahas pamjes dhe materialit më jetëgjatë, edhe elemente të reja sigurie si holograma, fillin e sigurisë që ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, së bashku me elementin e njohjes nga të verbrit.

Paralelisht në qarkullim do të hidhet pas 30 qershorit edhe kartëmonedha e re 1 mijë lekëshe, për t’u ndjekur më pas nga kartëmonedha 2 mijë lekëshe dhe ajo 500 lekëshe, të cilat janë ende në proces prodhimi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu