Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prezantohet paketa fiskale, mungojnë projektligjet për bastet dhe prodhuesit e energjisë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 15:36 | Politikë
Prezantohet paketa fiskale, mungojnë projektligjet për bastet dhe

Debati ka vijuar edhe sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ritheksoi argumentin se nuk mund të diskutohet projektbuxheti pa ardhur për diskutim të gjitha projektligjet që parashikohet të kenë efekt financiar në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pavarësisht kundërshtimeve mbledhja vijoi me prezantimin e taksave që ndryshojnë vitin e ardhshëm, duke nisur me tatimet mbi të ardhurat. Nga 1 janari, qeveria kërkon të sjellë një rritje të taksimit për profesionistët e lirë si avokatët, dentistët, etj. Por për bizneset e vogla që nuk përfshihen në listë, ministrja theksoi se do të vazhdojë regjimi i taksës zero. Një tjetër ndryshim, për akcizën e birrës, sipas shoqatës së prodhuesve të birrës do të penalizojë prodhimin vendas.

Në projekt-paketën fiskale parashikohet edhe heqja e TVSH-së për drutë e zjarrit për ngrohje, hirrën dhe kremin qumësht, si dhe bateritë e makinave elektrike dhe paneleve diellore. Efekt të konsiderueshëm në buxhet do të ketë edhe nga rikthimi i basteve online dhe taksa e veçantë për prodhuesit e energjisë, dy projektligje që nuk kanë ardhur ende në Kuvend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë