Prezantohet plani i ri, Franca vendos kuota për emigrantë të kualifikuar

Një kundërshtar i zëshëm i emigracionit të paligjshëm, presidenti francez Emanuel Macron, bën një hap të rëndësishëm drejt luftimit të fenomenit. Në një përpjekje për të kënaqur votuesit e djathtë, Macron ashpërson qëndrimin dhe vendos kuota për emigrantët që do të lejohen të punojnë në vend. Kryeministri Eduard Philip, zbuloi të mërkurën masat e reja të qeverisë, që sipas tij synojnë të rikthejnë kontrollin ndaj emigracionit. “Ka të bëjë me sovranitetin. Ne duhet të rimarrim kontrollin e politikës sonë të emigracionit. Synimi ynë është të vendosim objektivë sasiore, ose kuota, për emigracionin profesional”, tha Philip.

Shkarkoni aplikacionin e A2