Prezantohet strategjia vjeshtë-dimër për përballimin e pandemisë

“Duke filluar nga muaji shtator, kapacitetet e testimit do të rriten me dy herë, duke shtuar ekipet e terrenit, infrastrukturën e nevojshme dhe kapacitetet laboratorike”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me ekspertët e shëndetit publik, kanë prezantuar sot strategjinë e testimit, gjurmimit të rritjes së kapaciteteve laboratorike.