Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Prezantohet “Testamenti” i Sabri Hamitit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2018, 16:23 | Kulturë
Prezantohet “Testamenti” i Sabri Hamitit

Një reflektim i ri me shkrime kritike për letërsinë shqipe pasuron Bibliotekën shqiptare. Është “Testamenti”, një vepër që mbledh në një botim të vetëm shkrimet e fundit të akademikut Sabri Hamiti.

“Ne donim të lidhnim këtë koncept të madh të poetikës shqipe, si sprovë, e cila nuk është thjesht ëndrra, por edhe një sprovë e një jete të tërë prej studiuesi dhe lexuesi të hollë të letërsisë shqipe, me konceptin e thellë të trashëgimisë shqipe, por edhe si testament në kuptimin e asaj çka na lihet, na besohet në duar si vlerë e trashëgueshme”.

Persida Asllani, drejtore e Bibliotekës Kombëtare

Sipas akademikëve të Shqipërisë, “Testamenti” i Sabri Hamitit nuk është vetëm një vepër me shkrime kritike, por ai do të ndihmojë shumë në perceptimin e analizës dhe krijimit të një kritike të re për letërsinë.

“Testamenti, në përfytyrimin tim është thelb, esencë, është tipizim i të menduarit dhe botë-perceptimit shkencor të Sabri Hamitit”.

Floresha Dado, Akademike

Kjo “filozofi e letërsisë”, siç parapëlqen ta konsiderojë autori, është botim i Akademisë Shkencave dhe Arteve të Kosovës, por që nga kjo javë gjendet edhe në Bibliotekat më të rëndësishme të Shqipërisë, në atë kombëtare dhe në atë të Akademisë së Shkencave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë