Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Princi Philip, të gjithë presidentët amerikanë në jetë i bëjnë homazhe

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 14:05 | Bota
Princi Philip, të gjithë presidentët amerikanë në

Të gjithë ish-presidentët ende në jetë të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë homazh princit Philip të Britanisë së Madhe. Edhe kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, vlerësoi përmes një deklarate, kontributin e dukës ndaj monarkisë britanike.

Shërbimi I tij ndaj mbretërisë dhe të gjithë Commonwealth ishte i dukshëm për të gjithë, për një kohë të gjatë. Po ashtu guximi i treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore, aktivizimi në mbrojtje të ambientit dhe aktet e bamirësisë. Mendoj se mungesa e tij do të ndihet”.

Biden pritet të takojë mbretëreshën në Buckingam Palace në muajin qershor.  18 presidentë janë ndërruar në SHBA gjatë jetës së dukës së Edinburgut. Mbretëresha Elizabeth ka takuar 12 udhëheqës amerikanë gjatë sundimit të saj, shpesh me bashkëshortin në krah.

Donald Trump, i cili vizitoi familjen mbretërore në vitin 2019, e përshkroi Princin Philip si një njeriu që mishëronte shpirti fisnik dhe krenar të mbretërisë së bashkuar dhe Commonwealth.

Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel vlerësuan gjithashtu figurën e dukës së Edinburgut duke kujtuar takimin e parë me të.

“Si dy amerikanë të pamësuar me pallatet dhe pompozitetet nuk dinim çfarë të prisnim. Por nuk kishim pse të shqetësoheshim. Mbretëresha dhe princi Philip na bënë të ndiheshim mirë me hijeshi dhe bujari. Princi Philip në veçanti ishte i sjellshëm dhe i ngrohtë, me një sens të veçantë humori.

George Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter i kushtuan gjithashtu fjalë të ngrohta bashkëshortit të sundimtares britanike.  Presidenti më jetëgjatë në ShBA, Jimmy Carter darkoi me çiftin mbretëror në 1977-tën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë