Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Princi William viziton bizneset, sheh nga afër masat anti-Covid

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 18:42 | Bota
Princi William viziton bizneset, sheh nga afër masat anti-Covid

Princi William vizitoi ditën e premte një pub afër qytetit të tij, ndërsa shumë aktivitete të tilla biznesi po bëhen gati të rihapin dyert si pjesë e fazës së radhës së lehtësimit të masave shtrënguese prej koronavirusit.

Princi bisedoi me Anthony Goodrich, pronar bari dhe pa nga afër masat që ai kishte marr në biznesin e tij për parandalimin e përhapjes së virusit, ndërsa priste klientët e parë që nga muaji mars kur qeveria urdhëroi mbylljen e aktivitetit. Në këtë fazë të rihapjes, baret dhe restorantet do të operojnë me kapacitet dhe orar të reduktuar e po ashtu do jenë të detyruar të mbajnë të dhënat e klientëve për një gjurmim të mundshëm në rast se konstatohen persona të infektuar.

Këto lloj shërbimesh kanë qenë ndër më të goditurat financiarisht prej pandemisë, ndërsa u detyruan të mbyllin totalisht aktivitetin e tyre. Googrich tha se ishte detyruar të dërgonte në shtëpi punonjësit e tij, dhe se kishte aplikuar për ta dhe për vetë, në skemat mbështetëse financiare të qeverisë, kur të ardhurat e tij u ndërprenë menjëherë. Kur mbylli dyert e biznesit Goodrich dhuroi ushqimet e magazinuara për një fond bamirësie për të pastrehët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani