Prioritet për 2019, dosjet e politikanëve peng dhe krimet mafioze pa autor

Pak ditë më parë, Etilda Gjonaj si ministre e Drejtësisë i dorëzoi Kryeprokurores Arta Marku listën e prioriteteve në fushën e drejtësisë , në emër të qeverisë.
Korrupsioni do të jetë kryefjala e punës së prokurorisë për vitin 2019. Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit do të jetë prioriteti kryesor. Sot në hetim nga organi i akuzës janë disa zyrtarë dhe politikanë, të kapur në kundërshtim me ligjin dhe si të dyshuar për korrupsion.
Por ende asnjë prej tyre, dosjet e të cilëve njihen me shifra , mbahen ende peng i hetimit. Numri i ulët i çështjeve që shkojnë për gjykim, lidhen me mungesën e hetimit të plotë, pasi shumë prej referimeve që vijnë nga policia dhe nga qytetarët për korrupsion janë të mangëta dhe ndaj tyre nuk provohen dot faktet dhe provat për një akuzë.
Këshilli i Ministrave në rekomandimet për vitin 2019 flet edhe për luftën kundër kriminalitetit. Dhe kjo lidhet me krimet e rënda që mbeten ende pa autor.
“Nuk ka krim pa autor, por zbulimi është problem i organeve ligjzbatuese. Sot kemi polici vrapuese, në kuptimin që vrapon mbasi kryhen krimet”, thotë avokati Sajmir Visha.
Prioritet i reformës në drejtësi nëpërmjet reformës ligjore anti-krim që qeveria do ndërmarrë do të jenë edhe ndërhyrjet në Kodin Penal.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN