Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prioritet vetëm në letër, financim anemik për bujqësinë dhe turizmin

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 16:58 | Ekonomi
Prioritet vetëm në letër, financim anemik për

Sektorët prioritarë sipas qeverisë ku do të mbështetet rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të ardhshme janë turizmi dhe bujqësia. Por ky prioritet deri më tani shihet vetëm në letër dhe jo në investime.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një ecuri anemike të financimit për projektet në këto dy fusha, ku pesha e kredisë për bujqësinë ka zbritur në 4.8 miliardë lekë, ndërsa për turizmin ka një rritje të lehtë në 15.6 miliardë lekë.

Në totalin e kredisë për sipërmarrjet, financimi i ulët për këto dy sektorë është edhe më i theksuar, me një peshë për bujqësinë në 1% dhe 5% për turizmin. Këto sektorë duhet të kishin marrë një zhvillim më të madh, nisur nga masa mbështetëse e qeverisë për uljen e TVSH-së për sektorin e akomodimit, si dhe nisur nga skemat e granteve në bujqësi, ku një pjesë e projektit duhet të financohet nga vetë investitori.

E njëjta situatë shfaqet edhe nëse krahasojmë të dhënat e investimeve të huaja në vend, çka krijon nevojën për një orientim më të madh të biznesit drejt këtyre sektorëve që midis tyre kanë një peshë të lartë në punësim dhe ekonomi, pavarësisht investimeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë