Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prishtinë-Beograd në SHBA, Bytyçi: Kam frikë se ekziston një marrëveshje Moskë-Uashington

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 14:28 | Kosova
Prishtinë-Beograd në SHBA, Bytyçi: Kam frikë se ekziston

Analisti Enver Bytyçi komentoi në A2 zhvillimet më të fundit në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u shpreh se mund të ketë një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Moskës.

“Është vërtetë interesante dinamika e zhvillimeve të fundit, ku SHBA dhe BE duken sikur janë në garë për t’i dhënë fund konfliktit shqiptaro-serb. Në garë më duken edhe presidenti i Kosovës dhe kryeministri Hoti janë në garë se kush do të udhëheqë dialogun. Në këtë kuptim unë them se situata ka marrë një zhvillim të ri. Lajçak është në Prishtinë dhe do të takohet me Hotin, por nuk është e sigurt nëse do të takohem me Thaçin, i cili ka kundërshtuar kryesimin e dialogut nga Lajçak, me pretekstin që Sllovakia ende nuk e ka njohur Kosovën.

Më datën 27 qershor, palët do të jenë në SHBA për të dialoguar lidhur me zgjidhjen e konfliktit dhe mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje. Jam skeptik për rezultatin e kësaj marrëveshjeje, pasi në qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj Kosovës, kam vënë re disa dilema. Po ashtu, Trump dhe ambasada e shohin Kosovën si dinasti Clinton dhe presidentëve Bush. Aspekti i tretë ka të bëjë me faktin se administrata e Trump është në konflikt me BE-në dhe Grenell ka nxitur forca ekstremiste, të cilat tradicionalisht kanë dëshmuar se qëndrojnë në lidhje me Kremlinin. Nuk dëshiroj të jetë kështu, por kam frikë se ekziston një marrëveshje mes Moskës dhe Uashingtonin lidhur me këtë çështje”, u shpreh Bytyçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë