Pritja që Rama iu rezervoi liderëve të Ballkanit, Gjoni: Ishte në delir, dukej si i zoti i dasmës

Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni foli dhe për mënyrën sesi kryeministri Edi Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin që u mbajt në Tiranë.

Duke komentuar, gjuhën e trupit, Gjoni u shpreh se e pa kryeministrin Rama pothuajse në delir që po shfrytëzonte situatën komode ku ndodhej pas fitimit të mandatit të tretë dhe zhvillimeve të fundit.