Pritshmëritë nga samiti për Ballkanin Perëndimor, Lazimi: Koha për zbatimin e agjendës ekonomike

U mbajt në Tiranë samitit për Ballkanin Perëndimor ku merrnin pjesë 6 liderët e rajonit dhe komisioneri për Zgjerimin Okiver Varhelyi. Analisti Majlind Lazimi ka komentuar në studion e Ditari ën A2, pritshmëritë e këtij samiti nga projektet te tregu i përbashkët rajonal.
Në këndvështrimin e tij Lazimi thekson se nuk është koha për retorikë politike, por të nisë zbatimi i agjendës ekonomike.
“E rëndësishme të kemi agjendë të konsoliduar, të kuptojmë dhe diferencat tona. Ka nevojë për hap të shpejtë dhe vullnet të hekurt nga BE. Nuk është koha për retorikë politike, por agjendë e mirëfilltë ekonomike”.