Problematika me mbetjet, periferia e Elbasanit mjaft e ndotur

Ndërsa drejtuesit e pushtetit lokal në Elbasan promovojnë zonat turistike, situata e mbledhjes dhe menaxhimit të mbetjeve urbane në rrethinat e qytetit nuk ka nevojë për komente.

Kazanët e mbeturinave të tejmbushur dhe plehra të hedhura përtokë, është pamja që të ofrohet dhe që shqetëson banorët e këtyre zonave dhe gjithkënd që e shikon.