Probleme kardiake tek të rinjtë, Suedia dhe Danimarka pezullojnë vaksinën e Modernës

Suedia dhe Danimarka ndërpresin përdorimin e vaksinës së Modernës për grupmoashat më të reja, pas raportimeve për efekte të rralla kardiovaskulare. Agjencia e shëndetit publik në Suedi tha se do të pezullojë përdorimin e vaksinës te personat e lindur pas vitit 1991, ndërsa të dhënat sugjerojnë rritje të rasteve me miokardit dhe perikardit tek të rinjtë e vaksinuar. Miokarditi përfshin inflamacion të zemrës ndërsa perikarditi, inflamacioni membranës që rrethon zemrën.