Gjigandi amerikan i avionëve Boeing rekomandon nxjerrjen jashtë përdorimit te dhjetëra avionëve të serisë 777 rreth botës, pasi një prej tyre shfaqi probleme me motorin.
Avioni, i cili po udhëtonte me 231 pasagjerë në bord drejt Honolulusë, u detyrua të kthehej në aeroportin e Denverit të shtunën.