Problemet e biznesit dhe marrëdhënia me Qeverinë: “Nuk ka dialog”, “Qeveria ka forcë reflektuese”

Si është sot biznesi shqiptar apo investitorët e huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë? A e dëgjon qeveria biznesin dhe sa e ndjeshme është ndaj kërkesave të tij? Për këtë ishin të ftuar sot në A2 CNN ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi; Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.