Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Problemet mes nesh drejt zgjidhjes”, Bumçi: PD do të kthehet në një shtëpi të madhe

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 21:44 | Politikë
“Problemet mes nesh drejt zgjidhjes”, Bumçi: PD do të

Përfaqësuesit i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi deklaroi në Absolut 4 se problemet brenda Partisë Demokratike janë drejt zgjidhjes dhe se shumë shpejt ajo do të kthehet në një shtëpi e madhe bashkë me aleatët për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Bumçi deklaroi se Basha sot është në këtë gjendje, i braktisur, pasi nuk e respektoi votën e demokratëve më 11 dhjetor, duke bërë sikur ata nuk ishin, duke iu referuar Kuvendit në stadium.

“Socialistët u përpoqën me të gjitha mjetet që të fitonin në Shkodër, duke menduar që ne jemi të përçarë. Problemi mes nesh është drejt zgjidhjes, askush nuk e vë më në diskutim. Nuk e shohim stadiumin, se ai aty ishte. Dhe ishte ai stadium që prodhoi këtë rezultat dhe ai shihet. Do të shkojmë drejt PD një shtëpi e madhe. Askush nuk mendon se Berisha i fiton vetëm zgjedhjet. Por Berisha duke krijuar një PD të madhe dhe një koalicion të madh. Sot Basha është në këtë gjendje vetëm prej vetes së tij. Njerëzit ia lexuan emrat poshtë zyrës dhe ai bënte sikur nuk ishin. Është sjellja e tij që çoi në këtë gjendje. Po të kishte respektuar votën e demokratëve do të kishim një zgjidhje që më 11 dhjetor”, tha Bumçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë