Problemet në bujqësi, fermerët kanë një propozim për Qeverinë

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë nisur dje në mbrëmje kanë shfaqur rrezikun e përmbytjeve në shumë zona. E padyshim të shqetësuar janë të gjithë ata që merren me bujqësi, pasi rrezikohet prodhimi. Të dhënat zyrtare të ministrisë së Bujqësisë tregojnë se periudhën janar-gusht të këtij viti, eksportet bujqësore arritën vlerën e 22,7 miliardë lekëve, teksa qeveria parashikon rritje vjetore të tyre me 14%. Por nëse do të jetë kohë përmbytjesh, që ne shpresojmë që jo, realizimi i një objektivi të tillë do të ishte i vështirë. Kjo është arsyeja që bizneset në sektorin e bujqësisë i propozojnë qeverisë një skemë, ku ajo të bëhet palë në mbulimin e primit të sigurimit.

I ftuar në A2 Business: Ilir Halilaj, ekspert për bujqësinë, FAO

Shkarkoni aplikacionin e A2