Problemet post-Covid, zemra dhe truri më të prekurit, pasojat dhe tek të rinjtë

Mos neglizhoni shqetësimet shëndetësore edhe pse mund ta keni kaluar me sukses koronavirusin. Covid-19 është jo vetëm i pabesë, por dhe i pamëshirshëm thonë mjekët. Krahas mushkërive, ai shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët e gjakut. Specialistët po përballen me rritje të urgjencave nga post-Covid.