Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Procedimi penal, Ademi: Kam zbatuar vetëm Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2019, 12:26 | Politikë
Procedimi penal, Ademi: Kam zbatuar vetëm Kushtetutën dhe dekretin e

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas nisjes së procedimit penal për pengim të mbajtjes së zgjedhjeve.

Ademi e cilësoi procedimin si politik dhe theksoi se nuk ka shkelur ligjin, por ka zbatuar Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit.

“Nuk habitem aspak nga procedimi për të cilin u njoha vetëm përmes medias. Pasi u njoha për vendimin politik dua të deklaroj se si kryetare e bashkisë së Shkodrës nuk kam shkelur asnjë ligj. Bashkia ka zbatuar vetëm Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit të Republikës. Procedimi penal ndaj meje është një vendim politik i Edi Ramës. Ai kërkon të bëjë zgjedhje moniste”, u shpreh Ademi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë