Prodhimi dhe eksportet në rënie të lirë

Eksportet janë tkurrur këtë vit, duke qenë një sinjal negativ për ekonominë e vendit, pasi bëhet fjalë për një ndër burimet që gjeneron rritjen. Instituti i Statistikave raporton se në fund të gushtit, eksportet arritën vlerën e 200 miliardë lekëve, me rënie 2,5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rënia më e madhe është tek zëri “Minerale, lëndë djegëse, energji” më 20,6% si periudhë 8 mujore. Kjo për shkak të thatësirës, që ka shkaktuar uljen e ndjeshme të prodhimit të energjisë dhe rrjedhimisht eksportit. Në rënie janë edhe fasonët e tekstileve dhe këpucëve, me 2.1% më pak se 8 mujori i vitit të kaluar. Kjo industri, që deri më tani kanë qenë shtylla e dytë kryesore e eksporteve shqiptare ndodhet aktualisht në krizë.

Shkarkoni aplikacionin e A2