Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Prodhimi i vaksinave, kompanitë private "në luftë" me kohën për miliona doza

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 16:40 | Bota
Prodhimi i vaksinave, kompanitë private "në luftë" me

Në laboratorë po krijohen nano-grimcat. ARN mesazhere, siç ekspertët shpjegojnë, po transportohet nga qelizat njerëzore përmes atyre që quhen flluska të vogla yndyrore. Por ato janë ekstremisht të vogla, dhe jashtëzakonisht të rëndësishme për krijimin e vaksinave anti-Covid. Deri më tani, nuk janë të mjaftueshme.

“Acuitas Therapeutic” është një nga kompanitë bio-teknologjike, që po prodhon përbërësit e nano-grimcave për vaksinën e Pfizer/Biontech. Ato po mbështesin me asisencë teknike edhe Curevac dhe Kolegjin Imperial në Londër, që po ashtu po testojnë klinikisht vaksinat e tyre të reja. Vetë nuk mund të prodhojnë më shumë.

Sektori privat po krijon aleanca të fuqishme. Ndaj ka thirrje për më shumë bashkëpunim, edhe në nivel qeveritar mes shteteve.

“Bio-shkenca Jeshile”, një firmë bioteknologjike në Boston, ka shtyrë pa një afat prodhimin e ARN-së vaksinave të tyre potenciale, në përpjekjen e rradhës për të luftuar variantet e reja të koronavirusit. Kjo do ti japë mundësinë që Brenda disa muajve, të rrisin kapacitetin për prodhim.

“Nëse shihni që të tjerë prodhues të vaksinave dështojnë në këtë proces, nëse dështojnë në garën për vaksinën, a do të kërkoni të vlini nga fabrikat e tjera prodhuese, për tu siguruar që të kenë mjaftueshëm stok?”, pyet gazetarja e CNN.

“Po kërkojmë një fabrikë të re, po kërkojmë për partner lokalë. Ndaj donim që partneri ynë në këtë sfidë të ishte edhe CNN, pasi falë jush mund të kursejmë energji dhe kapacitetet tona, për të qënë në pranishëm kudo, për të nxitur prodhimin local dhe të kursejmë kohën”,shprehet Andrey Zarur, nga kompania “Bio-shkenca Jeshile”

Fabrikat që po merren me prodhimin e vaksinës janë pak deri tani por kalimin e kohës do të kenë shtrirje në mbarë botën. Por kompanitë e mëdha, sot përballen me sfidën e krijimit të një vaksine të re, edhe për versionet e reja të Covid-19. Ndoshta për këtë, do të duhen ende vite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë