Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Profesionet e 2022: Teknologjia e informacionit dhe mjekësia me potencialin më të madh

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 13:40 | Ekonomi
Profesionet e 2022: Teknologjia e informacionit dhe mjekësia me potencialin

Pandemia e Covid-19, por dhe rritja e emigracionit në vend janë dy faktorët kryesor të cilët kanë sjellë ndryshime në tregun e brendshëm të punës. Disa profesione e industri, lulëzuan më shumë përgjatë vitit të kaluar, ndikuar dhe nga zhvillimet në tregun global. Por për 2022, pritshmëritë janë më pozitive për profesionet në fushën e IT dhe mjekësia, e cila ishte dhe kryefjala e periudhës së pandemisë.

Ndërkohë, sektorët të cilët vazhdojnë të kenë mungesë të fuqisë punëtore janë kryesisht turizmi, ndërtimi dhe shërbimet, për shkak të kushteve të punës dhe pagave të ulëta.

Sipas ekspertes Eranda Ymerali, nevojiten forma nxitëse si internship-et për t’ju dhënë mundësi punësimi më shumë të rinjve në industri të ndryshme dhe për të krijuar stafe më të kualifikuara.

Në 2022, edhe punëdhënësit do të fillojnë të pranojnë tashmë realitetin e ri të tregut të punës. Situata pritet të jetë më pozitive si pasojë dhe e ndryshimeve te pagat e qytetarëve, pagat e ulëta do të kenë rritjen më të lartë. Duke filluar nga 1 janari, paga minimale është rritur nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Por në të gjithë vendin edhe në qytetet e mesme dhe më të vogla, paga mesatare neto do të jetë jo më pak se 40 mijë lekë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë