Doktor Genc Sulçebe, mjek në fushën e imunologjisë, u shpreh në A2 se nuk duhet të frikësohemi nga pandemia e koronavirusit, por ai thekson se duhet të kemi kujdes për të mbrojtur me të dobëtit dhe të moshuarit.
Doktori thekson se duhet të kemi besim se ky infeksion do të përballohet nga sistemi ynë imunitar, i cili është në evoluim të vazhdueshëm dhe për këtë arsye nuk duhet të shkojmë me vrull në qendrat e urgjencës.