Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Profili i Alqi Bllakos, nga emërimi si sekretar në moshën 26-vjeçare, te karriera me PS

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 16:33 | Politikë
Profili i Alqi Bllakos, nga emërimi si sekretar në moshën

“Njihuni me Alqi Bllakon, ai është dëshmia se po të punosh fort, mund t’i arrish qëllimet e tua në jetë”. Ky është mesazhi me të cilin prezantohej asokohe kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Rrugëtimi politik i Alqi Bllakos nis në vitin 2013, ku në logon e LSI-së, edhe pse vetëm 26 vjeç u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, pozicion që do të ndikonte drejtpërdrejtë në karrierën e tij të mëvonshme.

https://a2news.com/2022/03/29/inceneratori-i-fierit-dhe-i-elbasanit-spak-kerkon-arrestimin-e-nje-deputeti-te-ps/

Në këtë periudhë, Bllako u mor me procedurat për lidhjen e kontratave për 3 impiante të trajtimit të mbetjeve në Elbasan-Tiranë-Fier, 2 prej të cilave deri më tani, sipas SPAK, përbëjnë një aferë korruptive.

Bllako, ishte i besuari i parë që Ilir Meta mori në Presidencë në 2017-n, kur u zgjodh në krye të shtetit duke e vënë në krye të administratës së institucionit. Pas largimit nga Presidenca, në shkurt 2019, Bllako i bashkohet socialistëve, kohë në të cilën edhe Lefter Koka braktisi LSI-në duke mos djegur mandatin e deputetit. Tranzicioni e gjeti në një pozicion të ri Alqi Bllakon, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime.

Në vitin 2021, Edi Rama i besoi Alqi Bllakos një vend në kufirin e listës së sigurt për zgjedhjet parlamentare, duke e kandiduar në qarkun e Tiranës. Angazhimi i tij, tërhoqi vëmendjen e presidentit Meta, i cili e sulmoi publikisht 3 ditë para zgjedhjeve. Por, pavarësisht sulmeve, Bllako arriti të zgjidhej deputet me plot 8753vota, duke lënë jashtë parlamentit emra të njohur për socialistët, si Pandeli Majko, e Ervin Bushati.

https://a2news.com/2022/03/29/arrest-me-burg-si-hiqet-imuniteti-per-socialistin-alqi-bllako/

Akuzat ndaj tij për inceneratorët u intensifikuan dhe më shumë në Kuvend, por Bllakoi quajti ato mashtrime politike.  Për të dhënë dëshminë e tij, Bllako u thirr në SPAK, në 18 shkurt 2022, ndërsa4 ditë më vonë u paraqit si dëshmitar edhe në Komisionin hetimor për inceneratorët, ku refuzoi të përgjigjej.

Arrestimi i tij mund të jetë çështje kohe ndërsa tërheqja nga mandati do të rikthente në parlament Pandeli Majkon, i cili renditej i 19-ti në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani