Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Profili i Ardian Dvoranit, karriera dhe "përplasjet" me politikën

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 16:39 | Politikë
Profili i Ardian Dvoranit, karriera dhe "përplasjet" me

Ardian Dvorani është ndër aktorët më të vjetër në lëmin e drejtësisë në vend. Por, më shumë se kurrë, emri i kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), anëtar i Gjykatës së Lartë, është vënë sot në qendër të debatit politik mbi plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.  

Karriera e tij në drejtësi nisi si prokuror gjatë regjimit komunist dhe pas tij zhvilloi eksperiencën juridike në sektorin privat shtetëror, derisa një dekret presidencial i shkurtit 2005 e emëroi anëtar të Gjykatës së Lartë.  

Nën petkun e gjyqtarit të lartë, Dvorani firmosi qindra vendime, mes të cilave edhe për pafajësinë e Ilir Metës, i dërguar si i pandehur për video-përgjimin e famshëm Meta-Prifti. 

https://a2news.com/2019/11/19/meta-nenshkruan-padine-per-kreun-e-ked-dvorani-ka-rrezik-te-kryeje-perseri-veprime-mafioze/

Katër vjet më vonë, Dvorani e gjeti veten në shenjestër të Partisë Demokratike, ish-aleatët e Metës kur ishte i pandehur në Gjykatën e Lartë. Dvorani qëndronte në detyrë, ndonëse i kishte mbaruar mandati 9-vjeçar, me pretendimin se priste pasardhësin. PD iu drejtua Kushtetueses, e cila në korrik 2016 rrëzoi Dvoranin, duke vlerësuar se gjyqtari nuk mund të rrinte në detyrë pas përfundimit të mandatit.

Vendimi merrte efekt pas botimit në Fletoren Zyrtare. Dy ditë para se kjo të ndodhte, hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Në to parashikohej qëndrimi në detyrë i gjyqtarit deri në ardhjen e pasardhësit, çka lejoi Dvoranin të qëndronte në Gjykatën e Lartë. Partia Demokratike pretendoi publikisht se qeveria vonoi qëllimshëm botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare, tej afatit ligjor, për të shpëtuar Dvoranin.  

Dy vjet më vonë, gjyqtari kaloi vetting-un, duke u bërë i vetmi gjyqtar i lartë që i mbijetoi procesit të rivlerësimit. 

https://a2news.com/2019/11/15/meta-tha-se-do-ta-kallezoje-penalisht-reagon-kreu-i-ked/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Për shkak të situatës që u krijua me Gjykatën Kushtetuese, Ardian Dvorani është për Presidentin e Republikës “Katica e reformës sonë në drejtësi”, duke hequr paralele me Katica Janevën, ish-prokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, që u përfshi në skandal para disa javësh.

Për këtë shkak, Presidenti Meta, i mbështetur në argument dhe nga një raport i Avokatit të Popullit, paditi penalisht Ardian Dvoranin për shpërdorim detyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë