Programi i qeverisë së re, Lazimi: Sfidat janë të njëjtat, por duhet të kishte objektiva konkretë

“Programi i qeveris për 4 vitet e ardhshme është njëlloj përshkrimi i thelluar i një programi elektoral, të cilin kryeministri e ka shpallur deri diku edhe para zgjedhjeve. Sfidat janë të njëjtat, por duhet të kishte objektiva konkretë. Nëse dimë çfarë do bëjmë, nuk dimë se si do e bëjmë. Sfida e pandemisë është një sfidë reale, rindërtimi po ashtu, duhet adresuar, por nga ana tjetër unë shikoj se ka modele klishe të mënyrës se si qasemi. Teksa flasim për një vizion të vitit 2030, shikoj pak sqarime se si do të mbështetet ekonomia në vitet e ardhshme”.