Programi i ripunësimit, fasonët: Të nisë sa më shpejt zbatimi i procesit

Bizneset do të shfrytëzojnë programin e qeverisë për të rimarrë në punë punonjësit e larguar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Florian Zekja, përfaqësuesi i industrisë fason që është edhe një ndër sektorët më të prekur nga kriza Covid-19, deklaron se deri më tani nga këto ndërmarrje janë larguar rreth 22 mijë persona. Rikthimi i shpejtë në vendet e punës shpjegon ai do të kërkojë kohë dhe do të varet nga eficenca me të cilët do të punojë administrata shtetërore për zbatimin e këtij programi.