Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Progres raporti, Bushati: Koha për mirëkuptim politik

Nga A2 CNN
30 Maj 2019, 11:06 | Politikë
Progres raporti, Bushati: Koha për mirëkuptim politik

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli në seancën e sotme në Kuvend për raportin e një dite më parë të Komisionit Europian, duke u shprehur se tashmë është koha për mirëkuptim politik.

“Ky raporton konfirmon edhe njëherë tjetër rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rajon. Raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve, por edhe një pasqyrë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës dhe për të mos rënë në kurthin e vetëkënaqësisë. Reagimet e opozitës ishin pasqyre e kulturës së dëshpërimit. Kam përshtypjen që harrojnë.

Kjo është arsyeja që ne dhe 90 përqind e shqiptarëve kërkojnë Bashkimin Europian. Kjo është arsyeja që ne e shtrimë dorën e bashkëpunimit në kuadër të reformës zgjedhore, si ndaj opozitës parlamentare ashtu edhe ndaj opozitës politike. Kjo është arsyeja që ne socialistët e shtrijmë dorën e bashkëpunimit për të kapërcyer çdo dasi politike sepse për ne është më e rëndësishme Shqipëria. Nuk u desh të dilte Theresa May të na kujtonte se ekziston kompromisi nuk është fjalë e pisët, por sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria europiane kërkon një përgjegjësi tjetër, tha Bushati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë