Progres-raporti i KE, Vasili: Askush sot nuk pret surpriza

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Ditarin e orës 09:00, nga ku foli për pritshmëritë për progres-raportin e KE.

Për Vasilin, askush sot nuk pret surpriza. “Raporti do të jetë i kushtëzuar, madje edhe më i kushtëzuar edhe pse një vit më parë u festua në Tiranë. Kushtëzimet nuk janë teknike, por shumë të forta dhe politike, duke i bërë edhe një herë një damkosje Shqipërisë.

Mazhoranca ka një fatkeqësi të madhe se Shqipëria qeveriset nga mazhoranca më pak serioze. Jo vetëm nga mazhoranca, por shampanja u hap edhe nga disa eurodeputetë, të cilët shyqyr që nuk u zgjodhën sërish në PE. Europa që ka nevojë të ndryshojë, mbi dimensionin që duhet të komunikojnë me vendet. Reflektimet duhet të jenë të forta”, tha nënkryetari i LSI.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN