Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Projektet e rindërtimit, Rama: Mundësi për t’i dhënë shtytje ekonomisë

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 14:04 | Politikë
Projektet e rindërtimit, Rama: Mundësi për t’i

Një program rikrijimi, e konsideron qeveria atë të rindërtimit të Shijakut. Gjatë prezantimit të projekteve për banesat, pallatet dhe hapësirat publike, kryeministri Rama e quajti këtë proces një mundësi shumë të mirë për t’i dhënë zhvillim ekonomik zonës.

“Mundësia që na jep kriza është që objektet e reja, të cilat ishin në atë gjendje që ishin, t’i bëjmë më të mira. Rindërtimi do ta bëjë Shijakun një destinacion shumë më të vizituar. Do të keni një ekonomi më të mirë”, tha Rama.

Sipas ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, brenda vitit pritet që rreth 4 mijë familje të strehohen në shtëpitë e tyre të reja, pa asnjë pagesë, duke e bërë një proces, sipas tij, unik.

“Në ditën që do të merrni çelësat e shtëpisë dhe kjo do të jetë e vërtetë, për ato familje në 31 dhjetor të këtij viti dhe për ato familje të tjera një viti e gjysmë, dy vjetësh, janë falas dhe është program unik. Konferenca e donatorëve është mbështetje e drejtpërdrejtë për shqiptarët”, tha Ahmetaj.

Në Shijak, rreth 600 familje do të përfitojnë nga programi kombëtar i Rindërtimit, që pritet të ndërtojë 39 pallate të reja, në një sipërfaqe totale prej rreth 54 mijë metrash katrorë së bashku me hapësirat e gjelbra dhe objektet publike.

https://a2news.com/2020/03/03/prezantohen-modelet-e-shtepive-per-te-prekurit-nga-termeti/
https://a2news.com/2020/03/06/rindertimi-pas-termetit-ahmetaj-gati-gara-nderkombetare-per-3400-banesa-individuale/

A2 CNN Livestream

Dita jonë