Projekti për Kodin e ri Penal, juristët: Nuk vjen në kohën e duhur, mungon filtri kushtetues

Projekti i Ministrisë së Drejtësisë për një ndryshim tërësor të Kodit Penal, konsiderohet si problematik për juristët në vend. Sipas tyre, përveç kohës së shpejtë të përgatitjes së tij, mungesa e një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese tërësisht funksionale vënë në vështirësi serioze zbatimin e tij.