Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Projekti për ligjin e policisë, Hajdarmataj: Ndryshime që prekin të drejtat e njeriut

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 15:31 | Aktualitet

Për ish-drejtues të uniformave blu, projekti i ri qeverisë për policinë e shtetit ka kaluar të gjitha limitet në marrëdhënie me qytetarin.

Neni 131 i tij anashkalon kompetencat e prokurorit ndërsa përgjimet tashmë mund të bëhen me urdhër nga drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ata të qarqeve.

 “Po behën ndryshime që prekin direkt të drejtat e njeriut. Si mund të përgjojë policia qytetarët, kur presupozohet që ky përgjim bëhet për të ngritur një akuzë, ndërkohë që këtë e bën prokurori”, thotë për A2 Arben Hajdarmataj, ish-zyrtar i lartë i policisë.

Akoma më e pabesueshme për Hajdarmatajn është dhe mbajtja e përgjimeve nga ana e policisë duke mos specifikuar kohën e asgjësimit të tyre.

Arben Hajdarmataj

“E imagjinoni t’ i mbajë policia në mënyrë të pakontrolluar informacione që mund të jenë private, që kanë të bëjnë me familjen, me konflikte private. Është më shumë se skandaloze”, deklaron ai.

Një tjetër ndryshim i bërë është dhe kalimi i pronave të sekuestruara nga Ministria e Financave te Ministria e Brendshme.

https://a2news.com/2020/02/01/ligji-special-anti-kck-policia-anashkalon-prokurorine-dhe-gjykaten/

"Edhe një dietë të një polici, një orë shtesë, ngelet pa u marrë pa aprovimin e ministrisë së Financave, ndërkohë që tani pronat e sekuestruara do të shkojnë tek Ministria e Brendshme, imagjinoni sa ndryshime në legjislacion duhet të ketë", shton Hajdarmataj.  

E tërë paketa ligjore që qeveria do t’i kalojë Parlamentit fuqizon edhe ministrin e Brendshëm duke shtuar institucionet në varësinë e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë