Projektligji i policisë, Sindikata: Struktura në duart e ministrit, nuk i përgjigjet krimit

Sindikata e Policisë ngre alarmin se organizata po kalon në duart e ministrit Sandër Lleshaj. Ndryshimet më të fundit të ligjit parashikojnë që struktura qendrore e Policisë së Shtetit të miratohet nga ministri me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.