Prokuroria e Krujës nis hetimin për helmimin e banorëve

Publikuar më: 27/10/2021, ora 15:32

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimin pas helmimit të rreth 370 qytetarëve të Krujës të cilët kanë marrë mjekimin në spital. Sipas organit të akuzës, hetimet në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave. Hetimet janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës. Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjekoligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.