Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prokuroria nis hetimet për FNSH, rrahën Sahit Dollapin

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 16:45 | Kronikë

Prokuroria e Tiranës merr nën hetim 8 punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Shkak për këtë hetim u bënë pamjet filmike të shfaqura në media mbrëmjen e 11 majit, në fund të protestës së thirrur nga opozita.

Në procedimin penal të hapur nga Prokuroria e Tiranës, përshkruhet momenti i dhunimit të sekretari organizativ në Partin Demokratike Sahit Dollapi, i cili pas asaj nate është shoqëruar në polici dhe më pas në Spitalin e Traumës me plagë.

“Nga kqyrja e pamjeve vihet re një person civil, i identifikuar si Sahit Dollapi, i cili komunikon me një punonjës policie dhe më tej shkëputet nga ai dhe fillon të vrapojë. Pasi bën disa metra me vrap, rrëzohet në rrugë. Më tej, vërehet se një grup punonjësish policie, të veshur me pajisjet mbrojtëse, afrohen me vrap drejt Sahit Dollapit, tashmë i rrëzuar dhe e godasin me shkop gome disa herë. Pas këtij momenti, Sahit Dollapi ngrihet në këmbë i shoqëruar me një grup prej 7-8 punonjës policie të repartit FNSH”.

Protesta e 11 majit është konsideruar dhe si protesta më e dhunshme. Në këtë procedim janë marrë 80 persona, nga këta 50 të arrestuar nën akuzë dhe 30 të hetuar në gjendje të lirë.

Jashtë këtij hetimi nuk do të qëndrojnë as ish-deputetët,  Gazmend Bardhi, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

Ndaj tyre prokuroria ka nisur një procedim penal duke pretenduar se kanë shkelur nenin 262 të kodit penal. ata janë marr në hetim  për akuzën e organizmit dhe pjesëmarrjes në

grumbullime e manifestime të paligjshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë