Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Promovimi në Nju Jork “Pasioni për skenën”, përkthehet në anglisht

Nga A2 CNN
10 Prill 2019, 16:02 | Aktualitet

Dy botime shqip këtë javë kanë gjetur dritën e botimit edhe në gjuhë të huaja. Bëhet fjalë për veprat e autorit Ylljet Alicka dhe skenografit Andis Gjoni. Gjoni edhe pse prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasionin e tij për skenën deri më tani e kishte prezantuar me anë të skenografive në teatrot e Tiranës, e kohët e fundit edhe në Operan shtetërore të Nju Xhersit apo në premierën botërore të operas “Villa Diodati” , që shëtiti edhe përtej Nju Yorkut. “Pasioni për skenën” nga Andis Gjoni, një vepër e botuar më herët në shqip, është publikuar këtë javë edhe në Nju Jork. Në klubin e aktorëve, në White Horse Theatre, u mblodhën për këtë promovim artistë të huaj e shqiptarë që kanë punuar me skenografin. “Sonte jemi mbledhur të festojmë vizionin, muzikën, artin. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua si regjisore që të punoj me Andis Gjonin jo vetëm si skenograf por ai është një piktor shumë i mirë dhe një kostumograf gjithashtu. Nuk e gjen kollaj këtë kombinim në Amerikë ku profesionet janë të ndara qartësisht, pra kjo gjë ishte shumë pozitive dhe ndihmoi që të sillnim në jetë atë botë skenike për të cilën po punonim”, rrëfen regjisorja Nancy Rhodes. Për Cyndy Marion, e kompanisë White Horse, “kjo ishte një ditë shumë e veçantë për White Horse Theater, pasi megjithëse ne jemi një kompani e vogël e dedikuar për veprat amerikane, ne kemi vendosur që ta bëjmë pjesë të familjes tonë Andisin i cili që sot do jetë skenograf i përhershëm i kompanisë tonë”. Vetë Andis Gjoni ka prezantuar bashkë me librin edhe pjesë nga procesi i tij i punës për ndërtimin e një skenë teatrale. Sukses për librin në shqip është edhe publikimi i Ylljet Alickës në frëngjisht. Në Francë jo vetëm është përkthyer “Valsi i lumturisë”, romani i shkrimtarit Ylljet Alicka, por po mbledh kritikat më të mira. “L’esprit du temps”, përcjell në frëngjisht historinë e familjes Popa që ngujohet në ambasadën italiane, përmes përkthimit të Michel Aubry, ndërsa e shoqëron parathënien e romanit me kritikën e Ismail Kadaresë. Ky roman i Ylljet Aliçkës botohet në Francë, pasi suksesit edhe në italisht të “Valsit të lumturisë” .

A2 CNN Livestream

Dita jonë